E premte, 19 Prill, 2024

PËRBËRËSIT NATYRALË QË TRAJTOJNË DJEGIET

Dhimbja e djegies është e njëjtë, cilido qoftë shkaku. Megjithatë në varësi të shkallës së djegies, ndryshon dhe trajtimi.

Ato të shkallës së parë nuk kërkojnë domosdoshmërisht trajtim të specializuar ndaj më poshtë do të listojmë disa mënyra në kushte shtëpie, që do të lehtësojnë dhimbjet, do të parandalojnë infeksionin dhe do të shërojnë plagën pa lënë shenjë.

Lexoni edhe..

Aloe Vera

E mira është që xheli i aloe verës të përftohet direkt nga bima. Aplikojeni dy herë në ditë dhe brenda javës do të shikoni përmirësim. Nuk do të keni dhimbje dhe plaga do të përthahet pa lënë shenjë në lëkurë.

Vajrat esenciale

Disa vajra esenciale mund të përdoren për lehtësimin e djegies. Vaji esencial i livandos mund të aplikohet në zonën e prekur tri herë në ditë për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së dëmtuar dhe për të përshpejtuar shërimin. Vaji i pemës së çajit mund të përdoret për parandaluar e rrezikun e infeksionit. Për lehtësimin e dhimbjeve, provoni vajin e mentes pasi ul inflamacionin

Vitamina E

Metodat natyrale për lehtësim të djegies përfshijnë dhe vitaminën E. Ajo vepron si një antioksidant i fuqishëm për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së irrituar dhe riparimin e indeve të dëmtuara . Mund ta merrni si kapsulë nga goja ose të lyeni plagën me xhelin e vitaminës E.

Trupi ka nevojë për zink për të riparuar qelizat e dëmtuara. Merrni 30 mg zink dy herë në ditë si një ilaç natyral për djegie.

Të ngjajshme