Një person është arrestuar nën dyshimet për ngacmim ndaj një zyrtari policor.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 20:50, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar ka përcjellë dhe fotografuar ankuesin zyrtar policor.
“Sipas ankuesit i dyshuari vazhdimisht bën fotografi dhe video incizime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet tutje në raport./FolDrejt/