Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës. Lajmi vjen pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij.
Një total prej 57.5% votuan “po” pasi ai pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse duhet të tërhiqej. Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë tha para mbylljes së sondazhit sedo t’i përmbahej rezultatit. Në të kaluarën, CEO i Teslas i është bindur sondazheve, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Një ish-anëtar i stafit të Twitter-it, i cili u largua nga kompania kohët e fundit, i tha BBC-së se Musk “po tregonte veten se ishte budallai i paaftë që të gjithë e dinim se ishte”. Duke folur në kushte anonimiteti, ai shtoi: “Investitorët e tij me siguri po e shikojnë këtë tani. Ata po pyesin nëse ai ishte kali i duhur për të mbështetur.”Unë imagjinoj se ai po merr presion nga investitorët për të dhënë dorëheqjen. Po e përdor këtë sondazh për ta bërë të duket sikur po ndjek vullnetin e njerëzve në vend të vullnetit të atyre që paguajnë faturat e tij.”
Pak minuta para mbylljes së sondazhit, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Binance iu përgjigj Musk duke thënë se ai duhet të mos tërhiqet. Changpeng Zhao mendohet të jetë një nga investitorët e Twitter. Ai tha në maj se kishte mbështetur Elon duke bërë një investim prej 500 milionë dollarësh./FolDrejt/