SHBA lufton për presidentin e ri, kurse sëbashku me BE luftojnë kundër Covid19. Në anën tjetër, Kina ka nënshkruar njërën ndër marrëveshjet më të suksesshme të saj, Tregtinë e Lirë me shtetet e Azisë Lindore, që mediat gjermane e paraqesin edhe si një rrezik për eksportet e vendit të saj dhe më gjërë në BE dhe SHBA, informon foldrejt.com.
15 shtete, nga Australia deri në Kinë, Japonia dhe Koreja e Jugut deri Vietnam, sëbashku edhe me dy shtete myslimane, Indonezia dhe Malejzia, kanë nënshkruar marrëveshjen më të madhe historike në fushën e tregtisë për hapësirën aziatiko-paqësore. Një treg që kap 30 përqind të prodhimit botëror, 25.6 milliardë dollarë dhe ku jetojnë plot 2.2 milliardë banorë.
Kjo zonë e lirë tregtare do jëtë më e madhe se ekonomitë kombëtare SHBA, Meksikë dhe Kanada (USMCA) dhe po aq e madhe sa tregu i BE.
“Kina po shfrytëzon vakumin që e lë SHBA,” thotë eksperti gjerman Jürgen Matthes, përcjell foldrejt.com. Pavarësisht se Koreja Jugore dhe Australia janë partnerë të rëndësishëm të SHBA, ata nuk mund të shmangnin teknologjinë japoneze, automjetet koreane.
Me marrëveshjen e re reduktohen 90 përqind e tarifave tregtare. Poashtu, secili nga 15 shtetet pjesë e marrëveshjesh RCAP, do mundet të tregtojnë në shtetet tjera vetëm me një dokument, duke shmangur barrierat burokratike.
Kjo pritet të jetë një goditje për tregjet perëndimore, pasi në një frazë të marrëveshjes shkruan për privilegjet që do kenë mallrat e prodhuara “vetëm në Azi”.
Kjo do të thotë se Toyota, Honda, Nissan, Hyundai dhe Kia, do zëvendësojnë Mercedesin, Audinë, BMW, VW, Renault dhe shumë marka tjera automobilistike. Ose, kjo mund të shtyjë që fabrikat e markave gjermane e franceze të hapen në Azi./Foldrejt.com