Takimi trepalësh mes Hashim Thaçit, Aleksandër Vucic dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka përfunduar në Bruksel.
Pasi ka dalë nga takimi, Hashim Thaçi u shpreh se askush nuk ka arsye të frikësohet në ballafaqimin me Serbinë.
Më tej, Thaçi tha se takimi nuk ishte i lehtë dhe pati ballafaqime. Ndërkohë, Vuçiç nuk pranoi të flasë për mediat.
Siç është bërë me dije, Serbia kërkon me ngulm shkëmbimin e territoreve, diçka që po gjen mbështetje mes shumë shefave të qeverive europiane, megjithatë është katërcipërisht kundër Gjermania e Angela Merkelit. Pritet të shihet në muajt në vijim nëse Kosova do rezistojë karshi kërkesave serbe.