Nga janari deri në tetor 2020 eksportet turke në Ballkan kanë kapur shifrën e 10.21 miliardëve dollarë, duke qenë një shifër e lartë, pasur parasysh virusin Covid19. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifra e eksporteve kishte kapuar vlerën 11 miliardë dollarë.
Tregu më i madh i Turqisë në Ballkan është Rumania me 3 miliardë dollarë, ndjekur nga Bullgaria 1.99 miliardë dollarë, Greqia 1.39 miliardë dhe Sllovenia 1.26 milliardë.
Më pas vijnë Serbia me 792.2 milion dollarë, Shqipëria me 371 million dollarë, Bosnja 350.7 milion dollarë, Maqedonia e Veriut 320 milion dollarë dhe Kroacia me 318 milion dollarë, informon foldrejt.com.
Shitjet turke më të vogla kanë qenë në drejtim të Kosovës dhe Malit të Zi me 280 milion dollarë dhe 84.8 milion dollarë respektivisht.
Pavarëisht shifrës së ulët në Kosovë, në krahasim nga viti paraprak eksportet kanë shënuar rritje prej 2.6 përqind, kjo përkundër pandemisë.
Rreth gjysma e eksporteve të Ballkanit janë dërguar nga kryeqendra e detrave, Stambollit.
Është interesant që Turqia llogarit edhe Slloveninë e Kroacinë vende ballkanike./Foldrejt.com