Skena josportive në derbin e Stambollit mes Galatasarajit dhe Fenerbahce. Pas përfunditmit të ndeshjes me rezultatin 2 me 2, janë përleshur fizikisht lojtarët dhe tifozët – një përleshje masive. Por ajo që ra në sy është edhe sulmuesi i Galatastarajit dhe lojtari i Kombëtares helvete Eren Derdiyok, shkruan foldrejt.com.
Gjithçka nisi të eskalojë dhunshëm kur Fenerbahce barazoi rezultatin dhe bëri ndërrimin me zviceranin tjetër Michi Frey në minutat shtesë. Arbitri i ndeshjes dënoi me karton të kuq dy lojtarë të Fenerbahce dhe një për Galatasarajin.