Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar Ministrit Hekuran Murati, për sa i përket “suficitit buxhetor” të cilin Murati e cilësoi si sukses, shkruan Fol Drejt.
“Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet. Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor.
Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit” – ka shkruar Hoti.
Ua kujtojmë se Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, orë më parë njoftoi se “deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik”, duke shpjeguar më tej se “financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.”/FolDrejt/