Rreth 40 persona janë arrestuar në Paris, pas një përplasjeje mes tifozëve të ekipit maroken të futbollit dhe policisë, raportojnë mediat franceze.
Mbrëmë policia në Champs Elysees, vendtakimi tradicional i tifozëve, ka shpërndarë tifozët marokenë, të cilët po festonin fitoren e ekipit të tyre në ndeshjen kundër Portugalisë në çerekfinale të Botërorit të Katarit.
Mediat raportojnë se rreth 20,000 njerëz u mblodhën në vend.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse kundër tyre dhe u ndaluan 42 persona.
Maroku mundi Portugalinë me rezultat 1:0 dhe kështu hyri në historinë e Botërorit si shteti i parë afrikan në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Ata do të luajnë në gjysmëfinale kundër Francës./FolDrejt/