Kina dhe Vatikani kanë një histori të gjatë përplasjesh, duke u lidhur krye e këput për caktimin e priftërinjve katolikë, që në fakt përcaktohen nga Vatikani, por Kina e kundërshton një vendim të tillë duke aluduar në përzierjen e punëve të brendshme të saj. Shtuar këtu faktin që Kina është komuniste, një ideologji anti-fetare. Por së fundi përplasja mes Vatikanit dhe Kinës ka ardhur si pasojë e librit të Papa Franceskut, ku shkruan se ujgurët myslimanë të Kinës janë “një popull i përndjekur”.
“Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët”, tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane.
Papa më herët ka folur për Rohingya, të cilët janë larguar nga Mianmari dhe vrasjen e Jazidëve nga Shteti Islamik në Irak, por kjo është hera e parë që ai përmendi ujgurët.
Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në vende të ndryshme kanë thënë se ndaj ujgurëve në Kinë po ndodhin krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Në kampe të rajonit Ksinijang të Kinës po mbahen më shumë se 1 milionë ujgurë.
Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Kinën për trajtimin e saj ndaj ujgurëve.
Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampet janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit.
Por në fakt, kampet e riedukimit në Kinë, janë kampe të ‘kineizimit të Islamit’, ku korrektohet islami konform rregullave konfuiçaniste dhe komuniste./Foldrejt.com