Bekë Berisha nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka kritikuar draft-strategjinë Kombëtare të Sigurisë 2022 – 2027, duke thënë se Komisioni për Siguri i Kuvendit, i ka bërë disa anashkalime, duke bërë që dokumenti në fjalë, të kalojë pa iu nënshtruar analizave dhe kritikave, shkruan Fol Drejt.
Sipas tij, versioni i cili ka ardhur në parlament, nuk është diskutuar në komision.
“Është një dokument frankeshtajn” ka thënë ai, duke shtuar se ai si i tillë, nuk do të përkrahet nga subjekti i tij.
Atij i është kundërpërgjigjur Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili po ashtu është anëtarë i komisionit, duke thënë se rekomandimi përfundimtar i komisionit është që kjo strategji të votohet.
“Është në linjë edhe me partnerët ndërkombëtarë” – ka thënë Dugolli, duke shtuar se ajo i parasheh edhe rreziqet dhe i identifikon preventivat./FolDrejt/