fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Përplasje sindikatash për pozitën e drejtorit të KEK-ut

Përplasje sindikatash për pozitën e drejtorit të KEK-ut

3 Gusht, 2018
S’ndalet COVID-19, mbi 800 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Konfirmohen 783 raste të reja me COVID-19, dy persona humbin jetën

17 Gusht, 2022
“Pritet të ndodhë ajo që ishte parashikuar për vitin 2050”, flasin meteorologët për temperaturat ekstreme

Temperaturat e larta në Greqi, shpallet gjendje emergjente për tri ditët e ardhshme

17 Gusht, 2022
Ambasadorja kineze në Beograd:“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe”

Ambasadorja kineze në Beograd:“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe”

17 Gusht, 2022
“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

17 Gusht, 2022
Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

17 Gusht, 2022
Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

17 Gusht, 2022
Hoxhaj udhërrëfyesin për liberalizim e quan mjerim politik

“Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi!”

17 Gusht, 2022
Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

17 Gusht, 2022
Anija ukrainase me 13 mijë tonë misër zbarkon në Itali

Edhe katër anije tjera të ngarkuara me drithëra largohen nga porti ukrainas

17 Gusht, 2022
Ia bastisën shtëpinë, Donald Trump nuk pranon të flasë para prokurorëve, bastisjen e quan gjueti shtrigash

Trump reagon sërish pas bastisjes, e krahason FBI-në me kriminelë të zakonshëm

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Përplasje sindikatash për pozitën e drejtorit të KEK-ut

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 5 minuta lexim

Fillimi » Përplasje sindikatash për pozitën e drejtorit të KEK-ut

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e udhëhequr nga Izet Mustafa, si dhe Sindikata e Re e KEK, që udhëhiqet nga Rafet Osmani, nuk po pajtohen assesi sa i përket përzgjedhjes së drejtorit të ri menaxhues të kësaj korporate, që njihet si gjigant ekonomik i Kosovës.

Të dy Sindikatat kërkojnë që në pozitën e drejtorit menaxheus të KEK-ut, që ka mbetur zbrazët që prej dorëheqjes së Arben Xhukës nga 31 maj 2018, të jetë profesional dhe ta njeh punën e Korporatës. Por, për dallim prej Sindikatës së Pavarur të punëtorëve, Sindikata e re po insiston që drejtori i ri të jetë dikush nga brenda dhe nga menaxhmenti aktual.

Lexoni edhe..

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kjo kërkesë për Izet Mustafen që udhëheq me Sindikatën e Pavarur të punëtorëve është ndërhyje dhe ndikim direk në përzgjedhjen e njerëzve të politikës brenda KEK-ut, duke shtuar tutje se presioni i sindikatës së re vjen edhe si ndikim i politikës për të zgjedhur ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv Njazi Thaçin, që është kushëri i presidentit Hashim Thaçi, në pozitën e drejtori menaxhues.

“Ata [Sindikata e re e Punëtoreve] faktikisht kanë bërë një kërkesë dhe sa është me vend ajo dhe a është me ndikim nga vetë njerëzit që po pretendojnë me marrë pozita le t’i mbetet kohës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar tutje se kërkesë e sindikatës që përfaqëson ai është që të zgjedhet një drejtor menaxhues i KEK-ut me aftësi profesionale e që e njeh Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Deri më tani, sipas tij, KEK nuk ka pasur bord dhe menaxherë profesional, por njerëz të ndikuar politikisht.

“Për fat të keq deri tash na edhe bordet drejtuese i kemi pas gjithë, janë total politike dhe nuk janë profesionale dhe ata realisht nuk kanë as aftësi me menaxhu një Korporatë si Korporata Energjetike e Kosovës. Në ndikim total të politikes dhe unë po e them pritet që nëse me politika të tilla me vazhdu me u menaxhu korporata, ka me e kthyer korporata prej një që për fat të mirë është kthyer dhe është bë e suksesshme dhe e qëndrueshme në aspektin ekonomik duke realizuar objektivat e punës, planet operative duke përmirësua edhe kushtet e punëtoreve edhe pagat, por po them që nëse vazhdon me ra në ndikim total të politikës ka me dështu dhe ka me ja pa sherrin krejt kësaj nëse vazhdon me ndodh”, ka thënë Mustafa për KosovaPress.

Sipas tij, drejtori i ri duhet të jetë larg ndikimit politik ose korporata do të pësojë shumë. Derisa ka thënë se kërkesa e sindikatës së re pajtohet se mund të jetë edhe ndikim për të zgjedhur Njazi Thaçin në pozitën e drejtorit.

“Absolutisht …prej themelimit të saj e deri sot [Sindikata e Re] asnjë aktivitet nuk e ka bërë për punëtoret është sindikatë të re dhe është themelu prej menxhmenti dhe tash edhe një pjesë e tyre janë edhe pretendentët tash për drejtorë e struktura tjera udhëheqëse, por këto me kohën do të vërtetohen a janë tu ndiku këto a jo”, ka thënë Mustafa.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Re të KEK-ut, Rafet Osmani ndërkaq, ka thënë për KosovaPress se kërkesa e tyre lidhet me faktin se nuk duan që njerëz të partive politike të marrin në dorë menaxhimin e KEK-ut, ngase sipas tij, rasti i PTK-së ka dëshmuar se kjo shkon në dëm të kompanive.

“Duke e vërejt rrugëtimin e Kompanive tjera publike të vendit siç është rasti i PTK-së me rastin e Agron Mustafës dhe frikës që edhe tek ne mund ta bëjnë të njëjtën gjë të sjellin drejtor nga militantët e vet partiak, partitë tani në Qeveri që se njohin fare natyrën e punës në KEK, nuk dinë për periudhën e rrugëtimit të Korporatës, jo profesionistë dhe deri ti njohin këto gjëra dhe ti gjejnë ,,bashkëpunëtorët “ e vet shkon një kohë jo e shkurtër. Ne në KEK kemi nga menaxhmenti i ynë individ shumë me përvojë dhe të përgatitur profesionalisht, të cilët me mjaft sukses do ta drejtonin KEK-un një nga kompanitë më të qëndrueshme dhe profitabile për vendin tonë”, ka thënë Osmani për KosovaPress.

Osmani tha po ashtu se në asnjë mënyrë nuk do të involvohen për brenda në KEK se kë do ta zgjedhin apo jo, por prapë se prapë ka insistuar në atë se secili njeri nga menaxhmenti aktual e njeh punën e korporatës dhe me “xhelozi” të madhe do ta udhëhiqte Korporatën.

“Ne në asnjë mënyrë nuk do të involvohemi për brenda në KEK se kon do ta zgjedhin dhe nuk prejudikime në asnjërin, por dua tu them se çdo njeri nga menaxhmenti ynë që një periudhë të rrugëtimit të vetë e ka kaluar në këtë Kompani është familjarizu me të dhe me xhelozi të madhe do ta udhëhiqte dhe do ta fuqizonte edhe më shumë KEK-un se çdo njeri nga jashtë Korporatës. Sindikata e Re e KEK-ut nuk prejudikon dhe nuk e mbështesim asnjërin nga brenda”, ka thënë Rama për KosovaPress.

Korporata Energjetike e Kosovës ka rishpallur me 1 qershor konkursin për pozitat Drejtor Menaxhues, Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës.

Për pozitën e Drejtorit Menaxhues kërkohet që kandidati të ketë së paku 5 vite përvojë në nivel të menaxhmentit të lartë. Po ashtu kërkohet që të ketë diplomë universitare në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridik. Për herë të parë KEK-u ka shpallur konkurs për Drejtor Menaxhues me 5 prill.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) përmes një opinioni dërguar Bordit Drejtues (BD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për konkursin e shpallur me 4 dhe 5 prill për Drejtor Menaxhues, Zyrtar të auditimit të brendshëm, Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar të KEK. Ato kanë kërkuar që fillimisht t’u ndërpritet kontrata personave që janë nëpër këto pozita, e pastaj të shpallet konkursi.

Konkursi u rishpallë më 1qershor të këtij viti dhe deri më tani kanë konkurruar 30 persona për këtë pozitë. Konkurrentët janë: Besnik Hyseni; Hyrmet Mytydi Januzi; Istref Klinaku (Aktualisht mban pozitën e këshilltarit për çështje mjedisore në KEK); Ilmi Azemi; Arsim Gjinovci; Agron Haxhiu; Irfan Fejzullahu; Anisa Jakupi; Sherif Idrizaj; Lorik Haxhiu; Habib Basholli; Idriz Blakaj; Njiazi Thaçi (Aktualisht ka pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Menaxhues në KEK); Gazmend Amaxhekaj; Selatin Sadiku; Enver Gashi (Aktualisht është inxhinier në Termocentralin “Kosova B”); Ali Krasniqi; Përparim Kabashi (Aktualisht ka pozitën e Drejtorit për Strategji në KEK); Selatin Sadiku; Shkumbin Bozhdaraj; Aldi Bytyqi; Burim Maraj; Salih Bytyqi (Aktualisht ka pozitën e Drejtorit Ekzekutiv Financiar në KEK); Isak Kerolli (Aktualisht ka pozitën e Drejtorit të Prokurimit në KEK); Fatmir Shahini; Adil Januzi (Aktualisht mban pozitën si Drejtor i Divizionit të Qymyrit në KEK); Habib Murati; Mehmet Krasniqi; Mentor Ferizi dhe Naser Rusinovci.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Krijimi i shumë zonave ekonomike i panevojshëm

Lajmi tjetër

QEVERIA PRET TË ULË BORXHIN PUBLIK NË 68.3% TË PBB-SË KËTË VIT

Të ngjajshme

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit
EKONOMI

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

17 Gusht, 2022
Rreziku që Rusia ta ndërpresë furnizimin me gaz, pason thirrja për gjendje gatishmërie në Evropë
EKONOMI

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

17 Gusht, 2022
Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri
EKONOMI

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së, sqaron mbi investimet kapitale
EKONOMI

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

16 Gusht, 2022
Vendoset përfundimisht nëse do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë
AKTUALE

Që nga sot do të përballemi me reduktimet e rrymës

15 Gusht, 2022
E ka të pamundur t’i përballojë faturat e rrymës, 51-vjeçarja shfrytëzon qendrat tregtare si vende për ngrohje
EKONOMI

Pasojat e thatësirës së madhe/Ekspertët tregojnë rrezikun për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë

13 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

    U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 175 biblioteka të djegura në Kosovë nga lufta gjenocidale e Serbisë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM