Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Përplasje Thaçi/Vucic në Kombet e Bashkuara, në Luftën e Kosovës u vranë 13500 shqiptarë dhe u dhunuan 20 mijë femra

6 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ashtu siç edhe pritej, tensionimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit përgjatë muajt e fundit ka shpërthyer në asamblenë e Kombeve të Bashkuara dhe atë mes dy presidentëve: Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Thaçi u shpreh plot bindje se gabimi i vetëm i Kosovës në krijimin e ushtrisë është “se ka pritur pa nevojë 5 vite dhe se javën e kaluar nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë në Kosovë”, përcjell foldrejt.com.

“Çfarë ka të jashtëzakonshme këtu?”, ka pyetur Thaçi. “Asgjë fare, që është në kundërshtim me rezolutën 1244, pakon e Ahstisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, apo të drejtën ndërkombëtare”, ka shtuar Thaçi. “Pikë së pari, rezoluta 1244, paragrafi 15, i referohet vetëm demilitarizimit të UÇK’së, proces i përmbyllur në kohë rekorde dhe pa incident në shtator 1999”, ka kujtuar ai.

Thaçi është ndalur edhe te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila e shpalli të ligjshme pavarësinë e Kosovës, pra këtu buron e drejta e “pakontestueshme e Kosovës të ketë ushtrinë e saj”. Nuk është ushtria e Kosovës kërcënim për rajonin, janë deklaratat e Serbisë për luftë.

Në fund Thaçi tha se për dallim nga Serbia që kundërshton ushtrinë, vetë serbët e Kosovës janë pro krijimit të ushtrisë dhe se dorëheqja e pjesëtarëve serbe nga FSK ka qenë nën kërcënimin e vijueshëm të Serbisë.

Në anën tjetër, Vucic, përveç që kritikoi vendimin e Kosovës për të rritur me 100 përqind tarifat ndaj produkteve serbe, ai e paraqiti vendin e tij si viktimë të politikave provokuese të Kosovës.

“Serbia ka nënshkruar marrëveshje në Bruksel, dhe të gjitha obligimet nga ajo marrëveshje, ku kemi bërë shumë konsensione dhe e kemi pasur të vështirë para qytetarëve tanë, ne i kemi përmbushur. Dhe Prishtina ka pasur vetëm një obligim nga ajo marrëveshje, krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Sot kemi 2070 ditë që nuk është bërë kjo e as që e kanë ndërmend ta bëjnë. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona. Ne i kemi bërë të gjitha, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, sistemin e drejtësisë, policisë. Ne e konsiderojmë provokim anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, si INTERPOL e UNESCO, apo organe të tjera, por kanë provuar ta bëjnë këtë. I kemi lutur të mos e bëjnë,” tha Vucic duke shtuar edhe për vështirësitë që kanë serbët për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovës.

“Do të donim që të ftojmë OKB-në që të marrë rol më të madh në të ardhmen, s’kemi asgjë kundër BE-së, por duam që OKB të marrë më shumë rol, që ta ndal provokimin nga Prishtina. Dua të them në serbisht disa fjalë që u drejtohen serbëve në Kosovë. Nga këtu dua që t’ju falënderoj për gjithçka që keni përjetuar dhe po përjetoni dhe Serbia do të jetë me ju,” tha në fund Vucic në rolin e viktimës, një politikë e njohur sllave karshi botës.
Por Thaçi ka arritur t’i kundërpërgjigjet mirë viktimizimit serb, kur ka shtuar se gjatë Luftës së Kosovës janë vrarë 13.500 shqiptarë dhe janë dhunuar 20 mijë femra – por për këto krime nuk është akuzuar dhe as që është dënuar ndokush.

Kina dhe Rusia kundër, Franca neutrale, SHBA, Britania dhe Hollanda “për”

Gjatë seancës kanë folur edhe përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme. Kazakistani dhe Peruja kanë kundërshtuar ushtrinë e Kosovës me pretekstin se bie ndesh me rezolutën 1244. Aleati i Serbisë, Rusia, u shpreh kategorikisht kundër ushtrisë së Kosovës duke thënë se nëse “FSK-ja do të zbarkojë në veriun e populluar me serbë kjo do të nënkuptonte gjakderdhje”, përcjell foldrejt.com.

Ambasadori rus Vasily Nebenzya bile ka kritikuar edhe Gjykatën Speciale që nuk po tregon rezultate në “arrestimin e komandantëve të UÇK.”

Kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës është shprehur edhe përfaqësuesi i Kinës.

“Palët duhet të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe e uron atë në përpjekjet e Serbisë për të gjetur zgjidhje politike”, ka thënë përfaqësuesi i Kinës, vend që nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

SHBA poashtu ka konfirmuar përkrahjen e saj ndaj Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është në përputhje me rezolutën 1244. “FSK nuk është UÇK. FSK është një forcë e ndarë e veçuar, miltietnike e themeluar pas pavarësisë së Kosovës të cilën Gjykata Ndërkombëtare e ka shpallur se nuk e ka shkelur rezolutën dhe është në përputhje me planin e tranzicionit”, është shprehur ambasadori amerikan në KB, Jonathan Cohen.

Franca ehe pse ka nënshkruar deklaratën për të përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri, përfaqësuesi i saj në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, Francois Delattre, ka thënë se votimi për Ushtrinë e Kosovës ka ardhur në një kohë të papërshtatshme. Poashtu Franca ka kërkuar tërheqjen e taksës 100 përqind për produktet serbe.

Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Hollandës kanë theksuar se shteti sovran i Kosovës ka të drejtë në transferimin e FSK-së, dhe kjo nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, dhe po ashtu është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dëbime masive nga Gjermania drejt Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë

Lajmi tjetër

Gjendet diamanti më i madh në Kanada

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM