Një urë që lidh Krimenë me Rusinë është duke mbajtur trafik në nivel rekord ndërsa njerëzit mundohen që të largohen nga vendi, sipas raportimit të mediave lokale. Lajmi vjen në një kohë kur, autoritetet e vendosura ruse në vend kanë njoftuar se shërbimet janë prekur nga dëmtimi i linjave hekurudhore pas shpërthimeve në Krime.
Ura e Krimesë, përtej ngushticës Kerç, u hap me “zhurmë” të madhe në vitin 2018, katër vjet pas aneksimit të Rusisë. Që nga shkurti i këtij viti, zyrtarë të lartë ukrainas kanë lënë të kuptohet shpesh se vetë ura mund të bëhet një objektiv i raketave të tyre.
Por çdo goditje do të ishte shumë e diskutueshme, pasi Ura e Krimesë është padyshim një objektiv joushtarak. /abcnews.al/