Një person ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së tij.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, rreth orës 03:00 të datës 24 janar, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, vushtrriasi kishte raportuar se persona të panjohur kishin hedhur diçka mbi veturën e tij Golf 8 me targa vendore dhe më pas ia kishin vënë zjarrin, por që është shuar pasi ishte vërejtur nga familjarët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin./FolDrejt/