Një person ka raportuar në polici se ka rënë pre e një vjedhjeje, teksa persona të panjohur kanë hyrë në punëtorinë e tij dhe kanë vjedhur mjete pune, përfshirë edhe akumulatorë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Serbovac të Zveçanit, dje, rreth orës 14:40, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është thyer punëtoria e tij me ç ‘rast janë vjedhur disa akumulatorë si dhe disa pajisje pune.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./FolDrejt/