Prestigjiozja britanike Financial Times e shpalli George Soros si personalitetin e vitit, kurse qeveritë dhe portalet e djathta e kanë kritikuar deri në demonizim atë që rëndon quhet filantropisti Soros, shkruan foldrejt.com.
Mbështetësi i qeverive të majta, si ndaj kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev, Sorosit i ka kushtuar një artikull të gjatë edhe rrjeti më i madh televiziv amerikan CNN. Interesante është se si fotografi profili në këtë rrjet dalin protestat anti-Soros të kryera nga ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski.
88 vjeçari që mbështet demokracinë liberale dhe shoqërinë e hapur të Karl Popperit, nga 1979 ka shpenzuar $32 miliardë për shoqatat e tij në mbarë globin.
Kundërshtar i George Bushit në 2004, i “elitës joliberale” siç i cilëson ai Vladimir Putinin, Rexhep Taip Erdoganin dhe Viktor Orbanin, ai është kthyer në armikun numër një të të djathtës ekstreme – ku shpesh armiqësia ndërlidhet edhe me antisemitizmin.
“Nëse ne nuk jemi të përgatitur të mbrojmë shoqërinë tolerante kundër jotolerantëve, atëherë toleranti do shkatërrohet dhe toleranca bashkë më të,” është një ndër fjalitë që pretendon të ketë ndikuar më shumë te George Soros./Foldrejt.com