Konsumimi i të paktën një filxhan kafeje në ditë mund të çojë në më shumë lëvizje fizike dhe më pak gjumë.
Sipas lajmit në CNN, zbulimet e hulumtimit të fundit të kryer në SHBA hedhin dritë si mbi aspektet pozitive ashtu edhe ato negative të konsumimit të kafesë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Për të marrë një ide më të mirë të efekteve të menjëhershme shëndetësore të kafesë, studiuesit vëzhguan 100 të rritur të shëndetshëm, me një moshë mesatare 39-vjeç, nga zona e San Francisco-s në California.
Pjesëmarrësve iu vendosën pajisje që gjurmojnë hapat dhe gjumin e tyre, si dhe pajisje elektrokardiograme që monitorojnë sheqerin në gjak dhe ritmet e zemrës.
Secilit pjesëmarrës iu tha rastësisht të pinte kafe sa të donte për dy ditë, pastaj të mos pinë kafe dy ditë tjera dhe ta përsërisin këtë cikël për dy javë.
Vihet re se pjesëmarrësit bënë mesatarisht 1.058 hapa më shumë në ditët që pinin kafe, krahasuar me ditët që nuk pinin. Por në të njëjtat ditë, pjesëmarrësit flinin të paktën 36 minuta më pak.
Hulumtimi zbuloi se më shumë kafe sjell më shumë lëvizje dhe redukton kohën e gjumit. Përveç këtyre, konsumimi i kafesë ka qenë temë e hulumtimit që mund ta ekspozojë personin ndaj rreziqeve të larta si ritmi i shpejtë i zemrës.
Hulumtimi u botua në “The New England Journal of Medicine”./FolDrejt/