Së shpejti do kemi zgjedhje të reja për zgjidhjen e kryetarëve të ri për komunën Dibër dhe Novo Sellë. Konstatimi për nevojën e zgjedhjeve të reja është bërë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe dorëzohet nga ekzekutivi për në legjislativ, pasi kjo më parë ka qenë e informuar nga vetë administrata e komunave respektive.
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale një ditë më parë prezantoi informacion për vendimin për pushim të mandateve. Kjo do të thotë se procedura më tej vazhdon në Kuvend dhe aty duhet të vërtetohet data, koha dhe rrethanat për zgjedhjet, kuptohet, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve” tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Nga institucioni ligjvënës sqarojnë se akoma nuk kanë pranuar një sugjerim nga qeveria për zgjedhje për krerët e ri të këtyre dy komunave. Nuk e dihet akoma data e shpalljes dhe realizimit të këtyre zgjedhjeve megjithatë, jozyrtarisht, po diskutohet që ata të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale në pranverë.
Dibra udhëhiqej nga Ruzhdi Lata i cilë ndërroi jetë pas një sëmundje të rendë, kurse Boro Stojçev i komunës së Novo Sellës u detyrua të jap dorëheqje për shkak të procedurave gjyqësore kundër tij./Foldrejt.com