fbpx
E martë, 5 Nëntor, 2024

PESË HAPA PËR TË PASUR NJË DITË TË SUKSESSHME

Një proverb thotë që “dita u takon atyre që zgjohen herët”. Jo më kot! Shumë njerëz të suksesshëm thonë se ndjekin një regjim që i gjen zgjuar pa zbardhur dita mirë.

Po të shoqërohet kjo edhe me mësimet e Hal Elrod, autori i “Mrekullia e mëngjesit”, një cikël leksionesh mbi meditimin dhe veprimet që duhen bërë për të patur një ditë sa më energjike, rezultati, të paktën sipas atyre që e praktikojnë, është mahnitës.

Lexoni edhe..

Leksionet e Hal Elrod janë adoptuar nga mijra persona, mes të cilëve shumë njerëz të famshëm të sipërmarrjes, mes tyre Tim Cook i Apple, Howard Schluz i Starbucks, Jack Dorsey, themelues i Twitter, Richard Branson i Virgin etj etj.

Por çfarë këshillon Elrod? Thelbi nuk është zgjimi që në 5, por zbatimi i një rregulloreje strikte pas hapjes së syve.

Gjëja e parë që këshillohet është meditimi për rreth 10 minuta. Vendi duhet të jetë i rehatshëm dhe shpina e vendosur në pozicion të drejtë dhe jo domosdoshmërisht këmbëkryq.

Përfitimi: Më pak stres dhe më shumë qetësi mendore

Hapi i dytë është shkrimi. Këshillohet që 10 minutat e tjera pas meditimit të shpenzohen duke hedhur diçka në letër; mund të shkruani një vepër artistike nëse e keni këtë dhunti për këtë, ose mund të shkruani për familjen, për një lajm të mirë apo një objektiv të realizuar.

Përfitimi: Do të ndjeheni më të qetë dhe të përqendruar

Hapi i tretë është përsëritja e objektivave dhe gjërave që për ju janë të rëndësishme në ditën që ke përpara. Këshillohet t’i përsëritet vetes vazhdimisht me zë jo fort të lartë, por mund të zgjidhet edhe metoda me shkrim.

Përfitimi: Motivimi

Hapi i katërt është aktiviteti fizik. Këshillohet vrapi dhe nëse është e mundur në natyrë. Ky është motivi që Tim Cook shkon çdo ditë në orën 05:00 në palestër dhe Jack Dorsey e nis ditën me një kros prej 10 kilometrash. Si fillim mjafton të vrapohet edhe për 5-10 minuta.

Përfitimi: Shkarkon stresin dhe ju jep më shumë energji për ditën, sigurisht ndihmon edhe për të qenë më të shëndetshëm

Hapi i pestë dhe i fundit është leximi. Për ata që kanë një bibliotekë të pasur personale, s’është e vështirë përzgjedhja e asaj që duan të lexojnë, por këshillohen libra frymëzues për objektivat që i keni vendosur veten.

Si përfundim, bilanci përfundimtar, të paktën siç pretendojnë ata që aplikojnë prej kohësh këtë regjim nisjeje të ditës është: më shumë lexim, më shumë aktivitet sportiv dhe më shumë kthjelltësi mendore.

Të ngjajshme