Gazetari Jose Alvarez, pretendon se marrëdhëniet mes disa lojtarëve dhe menaxherit Pep Guardiola janë tensionuar në Manchester City.
Bernardo Silva, Joao Cancelo, Ilkay Gündogan, Aymeric Laporte dhe Kyle Walker thuhet se janë të pakënaqur në klub.
Bëhet fjalë për anëtarët e ekipit të parë që janë të pakënaqur me trajtimin e Guardiolës së fundmi. Disa prej tyre po mendojnë të largohen nga klubi, e kjo më së shumti i referohet sulmuesit portugez Bernardo Silva, i cili prej kohësh dëshiron të luajë në Barcelonë.
City aktualisht është skuadra e dytë në Premier League, pesë pikë prapa liderit Arsenal, por me një ndeshje më shumë se klubi londinez. Në xhiron e radhës, kampioni aktual City e viziton Tottenhamin, transmeton Fol Drejt.