Pesë të dërguarit nga SHBA dhe BE kanë mbërritur tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku do të priten në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ende nuk dihet se për çka do të diskutohet në këtë takim i cili do të jetë i mbyllur për media.
Pozitat dhe emrat e këtyre pesë emisarëve janë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talo dhe zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./FolDrejt/