Tashmë gjimnasti duhet të kthejë medaljen e tij, por ka të drejtë të ankohet brenda 21 ditëve.
Gjimnasti rus Ivan Kuliak u dënua me një vit pezullim për veshjen e simbolit të luftës “Z” në Katar në mars të këtij viti, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Kuliak fitoi medaljen e bronztë në finale në ushtrimet në tezgjahun e Kupës së Botës në Doha dhe tregoi shkronjën “Z” të ngjitur në gjoks teksa qëndronte pranë ukrainasit Ilija Kovtun, i cili fitoi medaljen e artë./FolDrejt/