Lobisti amerikan David Philips ka kryer një intervistë për median kosovare “Zëri” ku ka thënë se ndarja e Kosovës është projekt i presidentit rus Vladimir Putin, për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë.
“A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik”, thotë mes tjerash Phillips, përcjell foldrejt.com.