Edhe pse uji konsiderohet si pija më e shëndetshme dhe në të njëjtën kohë si pija më e mirë për hidratim, shkencëtarët kanë vërtetuar se ende ekziston një pije që hidraton trupin më shumë se uji.
Hulumtimi nga Universiteti Skocez i St. Andrews krahasoi reagimet e hidratimit të disa pijeve të ndryshme. Uji i thjeshtë dhe ai mineral janë zgjedhje të mira, por sipas njohurive të reja, qumështi është akoma më i mirë, përcjell Fol Drejt.
Mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për shkak të ujit të pijshëm të ndotur
Sipas Ronald Maughan, një profesor në St. Andrews dhe autori i studimit, një nga faktorët e hidratimit është sigurisht sasia e një pije të caktuar, por një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.
Është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm, sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku. Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës.
E njëjta gjë mund të thuhet për pluhurat e rihidrimit oral që përdoren për trajtimin e diarresë. Ato përmbajnë gjithashtu sasi të vogla sheqeri, si dhe natrium dhe kalium, të cilët mund të ndihmojnë në mbajtjen e ujit në trup./FolDrejt/