E mërkurë, 24 Prill, 2024

PIJET VERORE QË JU MBAJNË GJITHË KOHËN TË HIDRATUAR

Lexoni edhe..

Stina e verës është koha që të gjithë mezi e presin të vijë, sidomos fëmijët. Por së bashku me dëshirën rritet dhe ankthi dhe shqetësimi i prindërve sa i përket të nxehtit dhe sigurisë së fëmijëve.

Megjithatë e vetmja gjë që prindërit mund të bëjnë pa shqetësuar fëmijët e tyre është përgatitja e disa pijeve të shëndetshme për të mbajtur fëmijët e tyre të hidratuar, pavarësisht të nxehtit dhe energjisë që harxhojnë.

Ujë me limon dhe kastravec

Kur bëhet fjalë për hidratimin, uji me limon e kastravec mban numrin 1. Disa feta limon e kastravec me pak nenexhik në një kavanoz me ujë janë një pije mjaft e mirë verore detoksifikuese.

Smoothies

Smoothies janë një variant mjaft interesant i qumështit të thjeshtë e të mërzitshëm, por me një shije më të mirë dhe të mbushura plot me proteina, vitamina dhe antioksidantë.

Limonada

Limonadat janë një burim i pasur i vitaminës C, janë freskuese dhe ju ndihmojnë duke ju dhënë energji të menjëhershme.

Dhallë

Dhalli është një pije e të gjitha kohërave, i cili ju ndihmon në tretje dhe të shuani etjen. Është një pije mjaft e këndshme dhe e thjeshtë për t’u bërë me të gjithë përbërësit që gjenden në shtëpinë tuaj.

Të ngjajshme