Të enjten rreth orës 17 e 45 është denoncuar se në afërsi të marketit Princ në Çair është gjuajtur me armë zjarri ndaj Valon Belës (40) nga Shkupi. Ai u plagos në këmbën e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Siç konfirmoi policia personat që dyshohen se kanë qëlluar ndaj funksionarit të BDI-së, janë me inicialet E.H., E.A. dhe R.N..
Jozyrtarisht nga disa media lokale në Shkup, mësohet se Valon Bela ka pasur një ngatërresë me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu./Foldrejt.com