Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Shosh të Shkodrës, ku teksa po priste dru në mal, u godit nga një trung peme, e për pasojë ndërroi jetë.
48-vjeçari me inicialet F. Ç. Ishte banues në fshatin Golem të Shkodrës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tch/