Dy vajza u sulmuan me thikë rrugës për në shkollë në qytetin gjerman Illerkirchberg, në afërsi të Augsburgut.
Policia lokale njoftoi se dy vajzat që u sulmuan me thikë rrugës për në shkollë kanë përfunduar me lëndime serioze trupore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Polica konfirmoi se sulmuesi kishte hyrë në një shtëpi pranë vendit të krimit. Gjatë bastisjes në shtëpi u arrestuan tre persona.
Motivi i sulmit ende nuk dihet.
Kryebashkiaku Markus Haussler tha se është i tronditur nga ky akt dhe shtoi se do të ndihmojë familjet./FolDrejt/