Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar një skemë të re për t’i siguruar Ukrainës 35 milionë llamba LED me efikasitet energjetik, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Së bashku, ne po sjellim dritë në Ukrainë,” tha von der Leyen në një postim në Twitter.
“Çdo kW [kilovat] energji e kursyer është e çmuar për të kundërshtuar luftën energjetike të Rusisë,” shtoi ajo.
Von der Leyen është një nga shumë zyrtarë të rangut të lartë të BE-së aktualisht në Kiev për bisedime me qeverinë e Ukrainës mbi përpjekjet e saj për t’u bashkuar me bllokun dhe për të rritur mbështetjen për Ukrainën ndërsa ajo po përballet me ofensivën e Rusisë. /FolDrejt/