Po tensionohet edhe më tepër situata mes Ukrainës dhe Rusisë dhe frika shtohet për ndonjë ndërhyrje ushtarake, shkruajnë mediat perëndimor. Presidenti ukrainas Poroshenko theksoi se tanket janë trefishuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Asnjëri nuk mund të mendojë se bëhet fjalë për lojë fëmijësh,” paralajmëroi Poroshenko. “Vendi ynë kërcënohet nga një luftë me Federatën Ruse.”
Poashtu mediat ruse i kanë hedhur benzinë zjarrit, kur kanë deklaruar se sistemi anti-raketor S-400 është stacionuar në Krime. Sistemi i tillë është i gatshëm të ndërhyjë deri në fund të vitit.
Krimeja është kthyer në zonë grumbullimi të armatimit të rëndë rus./Foldrejt.com