Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Po “zbutet” inflacioni?

Shenjat e para, janë dhënë

2 vjet më parë
in EKONOMI, KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ekonomia e Kosovës varet shumë nga importi. Duke qenë një treg i vogël, i mbyllur, ku më shumë konsumon produktet e prodhuara në vendet e tjera, se sa ato vendore, kjo ndikon direkt edhe në planin e zhvillimit ekonomik, shkruan Fol Drejt.

Nga Fol Drejt

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), në një raport për muajin tetor të këtij viti, vë në dukje raportin tregtar eksport – import, i cili në një mënyrë vërteton varshmërinë e ekonomisë vendore nga mallrat e huaja që futen në tregun vendor.

“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2022 kishte vlerën 86.4 milion Euro, ndërsa importi 488.7 milion Euro, që është një rritje prej 19.1% për eksport dhe 14.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021” – thuhet në këtë raport.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Po sipas ASK-së, përkatësisht sipas “Indeksit të Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vlerësohet se çmimet e prodhimeve bujqësore, ka shënuar rritje:

“Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 28.47%, krahasuar me periudhën e njëjtë (TM3) të vitit 2021. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 14.22%.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 19.45%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2021.”

Ky kontekst duket që e ka rënduar shumë shportën familjare, meqë kriza ekonomike e shkaktuar nga inflacioni, kësaj radhe nuk ishte lokale e as regjionale, por globale.

Siç u raportua në mediat ndërkombëtare, në tetor të këtij viti çmimet e prodhimeve ranë për herë të parë, në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi të hënën (20.11) se çmimet e prodhimit kanë rënë në tetor mesatarisht me 4.2 për qind krahasuar me muajin e kaluar. “Kjo ishte rënia e parë e çmimeve krahasuar me muajin e mëparshëm që nga maji 2020.” Në shtator kishte një rritje të prej 2.3 për qind.

Po ashtu, ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur rritje të inflacionit prej 0.9 për qind, krahasur me muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, norma e inflacionit është 34.5 për qind më e lartë, por edhe këtu është shënuar rënie, pasi inflacioni në gusht dhe shtator ka qenë më i larti prej fillimit të matjeve në vitin 1949, me 45.8 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas njohësve të ekonomisë, rënie të mëdha e të menjëhershme nuk do të ketë por këto janë shenja të mira. Jens – Oliver Niklasch, ekonomist i LBBW,  citohet të ketë thënë se “kjo është ndoshta shenja e parë e një lehtësimi ciklik të presioneve nga çmimet.”

Aktualisht, çmimet e energjisë dhe karburanteve, ndonëse kanë pësuar një rënie të lehtë, po ndikojnë direkt në “mirëmbajtjen” e inflacionit.

Gjithsesi, ekonomistët konsiderojnë që përkundër rënies së çmimeve të energjisë dhe karburanteve, dhe përkundër shenjave se “inflacioni po zbutet”, qytetarët nuk kanë arsye të ngazëllehen kaq herët.

Megjithatë, në ekonominë e Kosovës këto ndryshime do të vërehen më ngadalë. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore tregon se këtu është duke u kultivuar një praktikë negative, sipas së cilës, çmimet e produkteve si ato të karburanteve, bien me vonesë, përkundër praktikave perëndimore./FolDrejt/

 

Tags: ekonomiaInflacioniZhvillimi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Reznikov mirënjohës ndaj SHBA-së për paketën e re të ndihmës ushtarake: Shteti terrorist duhet të mposhtet

Lajmi tjetër

Gjermania thërret takimin e ministrave të jashtëm të G7 për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM