Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës themelore të Prishtinës, dega në Podujevë, shkruan Fol Drejt.
“Dje nga njësite të stacionit Policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës themelore të Prishtinës, dega në Podujevë”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia shtoi se personi i dyshuar M. H, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim, tri vite e pesë ditë, për veprën “vjedhje e rëndë”.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në fund të njoftimit të policisë. /FolDejt/