Në Podujevë ka ndodhur një rast i cilësuar si “Vjedhje e rëndë”
Aty është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që dyshohet se i dehur ka vjedhur disa veshmbathje në lokalin viktimës femër kosovare.
Në momentin kur policia ka dashur ta arrestojë duke i lënduar ata fizikisht, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke kryer veprën e cekur në një lokal i cili ishte i mbyllur-pronë e viktimës femër kosovare. I dyshuari pasi kishte vjedhur disa gjësende vesh-mbathje në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes është ballafaquar me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.