Pesë burra janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që kishin në komunikacion në Podujevë.
Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47.
“Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë tutje policia.