Shkrimtari Adem Gashi ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje pas katër vjetësh.
Gashi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Ditë e bukur sot për t’i thënë lamtumirë VV-së pas katër viteve. Adios!”, ka thënë Gashi i cili nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyet e largimit të tij.
Shkrimtari në fjalë, këtë vit e ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” që ndahet nga Ministria e Kulturës.