Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Poezia e Fitim Nuhiut

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Gjuha poetike, nuk synon vetëm ekonomizimin e materies gjuhësore, por edhe nxjerrjen në shesh të mendimit, duke e zbukuruar këtë akt me mjete stilistike, për aq sa është e mundshme. Kjo vërehet veçmas te poezia e mendimit. Natyrisht kur poeti gjakon të shpreh atë që e ndjenë, më shumë se sa ta stilizojë ndjenjën, sintaksa e gjuhës poetike mund edhe ta sakrifikojë pak rrafshin stilistik. Vargjet e Fitim Nuhiut duket qartë që në vetvete mbruhen nga ky lloj synimi.

Nga Imer Topanica

«Vdekja është femër», është metaforë që e paralajmëron lexuesin që në krye të herës, se bëhet fjalë për një përmbledhje nga tekste poetike që kanë një standard jo fort të zakonshëm.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Tone gri, që shpesh anojnë nga ato më të errëta, e që e mashtrojnë lexuesin me një përfundim  krejt befasues, si në poezinë në vijim, janë karakteristikë që përsëritet:

ÇASTE LUMTURIE

 Kur shpuzoren e ke përplot me cigare;

Kur filxhanin e kafesë e ke harruar pa e pirë;

Kur tavolinën e punës e ke përplot me letra të shpërndara pa ndonjë rregull;

Kur kuzhinën e ke rrëmujë;

Kur kokën e ke të trazuar nga mendime të ndryshme;

Kur ke ndjenja të përziera;

Kur hap frigoriferin dhe kërkon gjëra që ke harruar për t’i blerë;

Kur dëgjon një muzikë që të bën me nerva herë pas here;

Kur mendon disa njerëz që të mungojnë;

Kur shtrihesh dhe ndien kokë-dhembje të lehtë;

Kur sheh motin nga dritarja dhe s’të premton për ëndrrat e tua;

Kur sheh telefonin dhe s’merr thirrjen e dëshiruar;

Kur dhoma që sheh të është pluhurosur;

Kur qesh me veten, pa asnjë shkak;

Kur qan për veten, për një shkak;

Përgëzime!

Ti je i lumtur!

 

Uni poetik, si në rastet e tjera, pëlqen të strehohet në margjina të shoqërisë dhe që andej, të observoj botën, jetën, njerëzit. Këtë madje e njeh si mision:

VUAJTJA

 Më pëlqen vuajtja,

prandaj edhe dua të jetoj;

 

Më pëlqen jeta,

prandaj edhe vuaj;

 

Më pëlqen të vuaj,

prandaj edhe shkruaj;

 

Më pëlqen të shkruaj,

prandaj edhe vuaj.

 

Vargu i Nuhiut nuk është i ngarkuar me stilema. Në të shumtën e herëve ai vjen i drejtpërdrejtë, duke provuar të godas drejt e në shenjë: në nxjerrjen në pah të asaj që do ta artikulojë poetikisht subjekti rrëfyes. Përmbledhja të lë përshtypjen se ky ishte një ndër synimet, meqë duket që e ka përvetësuar aq sa e ka shndërruar në lloj stili.

Në rrafshin motivor e tematik, përmbledhja të shëtitë nga gjërat e thjeshta, tek ato më të ndërlikuarat, nga imtësitë tek tërësitë, dhe nga sipërfaqet tek thellësitë, me një fjalë në një gamë të gjerë. Lajtmotivi, megjithatë, mbetet te errëta, vdekja, depresioni dhe e ndritshmja, jeta dhe dashuria. Shkurt, tek ky oksimorion emblematik. Eksploron poeti në këtë taban, duke na e ofruar një perspektivë të re të njohjes së botës, siç edhe e thotë vargu i poezisë «Streha»:

 

aty shoh jetën reale

dhe vetëm nga ajo pikë shoh fytyrat,

ato fytyra të vërteta e të sinqerta njerëzore.

 

Mund të themi se ai hapëron guximshëm mbi një terren të vështirë, ndaj e ka edhe një përshkrim filozofik krejt origjinal.

Fjala vjen, për shumë kë, vjeshta nuk do të merrej për sinonim të dashurisë. Shpesh poetët, duke dashur ta përshkruajnë këtë ndjenjë të fuqishme të thellë e kulmore që e përjeton njeriu, e marrin pranverën si shembull, por jo Nuhiu. Këtij, «pjekja» dhe «vjelja» e fryteve, i aludon në përjetësimin final të kësaj ndjenje.

Për ta përmbledhur mendimin tonë mbi librin: «Vdekja është Femër», i dedikohet një lexuesi më të ngritur, duke qenë se provokon me ide e perspektiva jo fort të zakonshme të njohjes së njerëzores. Shtron pyetje, përgjigjet e të cilave mund të gjinden, vetëm pas diskutimesh shteruese. Dua të them se… nuk mund t’i sugjerohet gjithkujt për lexim.

 

 

 

Tags: femerFitim Nuhiuvdekja
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ronaldo dhe Mane shënojnë secili për ndeshjen e katërt radhazi në kuadër të Saudi Pro League

Lajmi tjetër

Paralajmërimi i Dr. Kuçit: Serbia për të treguar afërsi me SHBA-në pritet që ta shkarkojë Vulinin

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM