Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Poezia e qiellit

7 muaj më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Brenda secilit prej nesh ekziston një zë i heshtur që na thërret ta dëgjojmë, një zë që përpiqet të na zbulojë fshehtësitë më të thella të shpirtit tonë, një zë që, po e dëgjuam, mund të na mësojë gjuhën e qiellit. Poeti i madh mistik, Rūmī, e dëgjoi këtë zë në një gjendje të tillë frymëzimi dhe shkroi: “Dëgjoni heshtjen. Ka aq shumë për t’ju thënë.”

Shkruan: Prof.ass.dr. Sazan Kryeziu

Kjo gjendje frymëzimi që hap universin brenda nesh – gjë të cilën njeriu mund ta përjetojë vetëm në momentet më kulmore të jetës së tij, është e njëjta gjendje në të cilën poetët e tillë jetojnë gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja se përse çdo fjalë e poetëve si Rūmī, shkëlqen me një pastërti qiellore – poezia si pasqyrim i universit të ndryrë brenda shpirtit të njeriut.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

E këtillë është edhe poezia e Laureta Rexhës. Poezitë e kësaj përmbledhjeje përshkohen nga një përsosmëri e tillë qiellore, poezia si një instrument i qiellit, si një harpë me të cilën poetja Rexha luan këngën e saj të bukur kushtuar dashurisë, në kuptimin më të lartë të fjalës. Në njërën prej poezive të saj, Rexha shkruan:

“There is a voice inside you that calls all the time

there is more,

surely there is more to this life.”

(Ka një zë brenda teje që thërret gjatë gjithë kohës

ka më shumë,

sigurisht, ka më shumë në këtë jetë.)

Përvoja personale e poetes Rexha, besimi dhe dashuria e saj ndaj Absolutes, paraqitet në dritën e dashurisë universale, përmes jetës së zakonshme e të thjeshtë të një vajze të re, jetë kjo e mbushur me dashurinë për gjërat që e rrethojnë, si: elementet e natyrës, njerëzit e saj më të dashur, por edhe përmes preokupimeve të saj të përditshme dhe pasigurive të jetës. Përmes këtyre copëzave që përbëjnë jetën e saj, Rexha tregon se, megjithkëtë, njeriu ka më shumë për të kërkuar në jetë, ka një rrugëtim të domosdoshëm që duhet të bëjë, rrugë kjo që shpie drejt një dashurie më të lartë. Rexha i jep jetë çdo fjale dhe, kushdo që i lexon poezitë e saj, mund t’i shohë fjalët e zhveshura të shpirtit, të mveshur në formën e tyre të gjallë, në kërkim të kësaj dashurie. Te poezia e Lauretës dëgjojmë zërin e pastër të dashurisë – pëshpëritjet intime të së dashurës në kërkim të Dashurisë, ndiejmë zemrën e lumtur tek shkrihet për këtë dashuri, të cilën ajo ka arritur ta shquajë dhe ta njohë në një trajtë dhe mënyrë tjetër:

“No one can discern

how began this shape

of me and you, my love,

longing to emerge

like truth in ONE”

(Askush nuk mund ta shquajë

si filloi kjo trajtë

e imja dhe jotja, dashuria ime,

që dëshiron të shfaqet

si Një e vërtetë.)

Poezia e Laureta Rexhës është e mbushur me metafora, kryesisht atyre që kanë të bëjnë me elementet e natyrës. Brenda kësaj gjuhe simbolike, “errësira” nëpër të cilën ecën ajo në fillim të rrugëtimit të saj, për shembull, në poezinë  “I step into the last stair” (Unë shkel në të fundit shkallë) por edhe tek “Night Prayer” (Lutja e Natës), në thelb është një errësirë e cila është e domosdoshme për ta ndriçuar veten. Sepse, sipas gjuhës së metafizikës, vetëm ai që arrin ta njohë errësirën brenda vetes, mund ta gjejë dritën e vërtetë. Së dyti, “errësira” i referohet po ashtu edhe jorealitetit të botës apo jetës tokësore, e cila nuk është tjetër, pos një iluzion, sipas gjuhës së Sufizmit. Në këtë kuptim, “errësira” funksionon si një vello që pengon shikimin e njeriut, por i cili, përmes dashurisë dhe devotshmërisë mund t’i afrohet dritës së Absolutes.

Edhe në poezinë tjetër “Home” (Shtëpia), gjuha simbolike është e gjithëpranishme. Shtëpia këtu nuk i referohet vatrës familjare, por shtëpisë së qenies, sepse duke e ndier praninë e dashurisë së vërtetë – përmes sinkronizimit të qenies njerëzore me elementet e natyrës (lumi, natyra e blertë) – poetja e kupton se vatra e më e sigurt dhe parajsa e vërtetë është ajo që ka ndërtuar brenda vetes së saj dhe jo realiteti i jashtëm.

Në vargun e saj poetik, dimri përfaqëson shpirtin e ndarë nga Zoti; ujëvara është bukuria e përsosur e Zotit; era është fryma jetëdhënëse e Zotit; kur dëgjojmë për diellin, ai është simbol i zgjimit të brendshëm të shpirtit, pra, fuqi që zgjon të vërtetën brenda nesh; shiu është hiri i Zotit; lulet janë kopshti i Parajsës. Vargjet e poezisë së Lauretës lulëzojnë nga dashuria për Zotin. Çdo përvojë e saj jetësore është pasojë e kësaj dashurie hyjnore që shërben si një rilindje për shpirtin e saj.

Arti na grish vetëm aq sa na zbulon për veten tonë më të fshehtë. Kështu, në njëfarë kuptimi, mund të thuhet se arti dhe vrojtuesi janë një. Dhe pikërisht poezia “The Painting of My Heart” (Piktura e Zemrës Sime) – që mbetet një ndër të preferuarat e mia të kësaj përmbledheje – flet për këtë raport: vrojtuesja, e cila, e mahnitur nga piktura që ka vendosur në murin e dhomës së saj, në një moment epifanie zbulon se, figurat, konturet, drita e hedhur në pikturë (që duket sikur ndryshojnë trajtë vazhdimisht), janë, në të vërtetë, vetëm një pasqyrim i zemrës së vrojtueses. Vepra e artit si pasqyrim i shpirtit njerëzor, në qenien e të cilit imazhet dhe figurat jetojnë po aq bukur. Dhe metaforika tjetër: vizioni i artistes Laureta Rexha që të shohë Zotin kudo, pra, ta shohë çdo pjesë të krijimit të universit si pasqyrim të madhështisë hyjnore. Çdo detaj i kësaj bote është vepër e Zotit, në mënyrë që njeriu të mund ta njohë të Vërtetën dhe t’i mësojë fshehtësitë e Dashurisë.

Poezia e Laureta Rexhës përpiqet të na tregojë këtë të vërtetë dhe, po ashtu, si të hapim thesarin në të cilin gjenden fshehtësitë më të çmuara të dashurisë. Përmes fjalëve të saj, ne hyjmë në dhomën e fshehtë të zemrës, dëgjojmë pëshpëritjet intime të saj dhe shohim historinë e pafundme të dashurisë në mes të shpirtit të njeriut dhe Zotit. Ashtu si shikimi para një pasqyre, poezia e Laureta Rexhës na shërben si një pasqyrë në të cilën secili mund të shohë në thellësi të zemrës së vet, dhe për më tepër, të kuptojë madhështinë e pafundme të asaj që mund të bëhemi. /FolDrejt/

Tags: Fol DrejtLaureta RexhaMilazim KrasniqirecensionSazan Kryeziu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Lajmi tjetër

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM