Policia gjermane ka arrestuar pesë persona të cilët me emra të rrejshëm kanë dhënë provimin B1 të testit gjerman për emigrantët, shkruan “Süddeutsche Zeitung”. Kjo ‘bandë’ duhet të ketë marrë nga klientët 5000 euro për shërbimin e përgjithshëm.
Prokuroria i akuzon ata për mashtrim dhe kërkon burgim prej gjashtë deri në dhjetë vjet, përcjell foldrejt.com. “Kokat e bandës vlenin dy kosovarë – 35 dhe 31 vjeç.”
Kjo bandë qendrën e ka pasur në Mynih, por kanë vepruar edhe në qytetet tjera si Inglostadt dhe Frankfurt./Foldrejt.com