Dy autobusë të shtunën e kaluar ishin duke udhëtuat drejt Gjermanisë, kur u ndaluan në kufirin gjermano-austriak të Schwarzbach/Bad Reichenhall, shkruan bild.de.
Siç u bë me dije në autobusë kishte 12 persona nga Maqedonia, prej të cilëve pesë ishin fëmijë. Ata kërkonin të udhëtonin drejt Gjermanisë dhe tentuan “të mashtrojnë me deklarata të rreme dhe kontradiktore policinë gjermane”, përcjell foldrejt.com.
Të gjithë fëmijët dhe katër të rriturit, të cilët një pjesë kishin ndalesë hyrje në Gjermani, u kthyen mbrapsht në Austri. Një shtetas nga Maqedonia u dërgua në paraburgim, siç bëri me dije policia./Foldrejt.com