Një person nga Lipjani dyshohet se fillimisht vrau bashkëshorten bashkë me djalin, e më pas u vetëvra, shkruan Fol Drejt.
Rasti që tronditi dje qytetarët e Kosovës, sipas raportit të policisë, ka ndodhur në orën 16 e 25.
Kjo tragjedi, sipas raportit 24 orësh, ka ndodhur në Fshatin Rufc Vjetër në Lipjan.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së dhe se rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/