Dy raste të konfiskimit të armëve janë shënuar në Mitrovicë e Vushtrri, me ç’rast dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë.
Siç njofton policia për rastin në Mitrovicë, një armë e llojit pistoletë është konfiskuar në fshatin “Stan Terg” të kësaj komune. Ky konfiskim u bë pas një kntrolli në veturën e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikatorë, pesë gëzhoja dhe 38 fishekë.
Ndërkaq, në rastin në Vushtrri, është konfiskuar gjithashtu një pistoletë. Konfiskimi i kësaj pistolete është bërë pas kontrollit në veturën e të dyshuarit, ku edhe është gjetur pistoleta, me të cilën dyshohet se i dyshuari me datën 31 dhjetor 2022, në ndërrimin e mot moteve ka shtënë.
Siç njofton policia, në kuadër të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt./FolDrejt/