Policia vijon kontrollet përgjatë fundjavës me shërbime të shtuara në autostradë, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme janë kapur drejtues mjetesh duke lëvizur me shpejtësi deri 176 km/h, ndërsa u është hequr leja e drejtimit.
“Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste te tejkalimit te shpejtësisë deri në dyfish mbi normën e lejuar. Shpejtësi që varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial për sigurinë e jetës’ thotë policia.
Në Zvicër, vozitja 80km/h më shumë sesa norma e lejuar llogaritet ‘raser’ dhe krahas sekuestrimit të patentë shoferit dhe automjetit, futesh edhe në burg./Foldrejt.com