Më datë 20.01.2023 rreth orës 00:30, në Pikë e Kalimit Kufitar-Bërnjak është ndaluar personi L.GJ., mashkull/kosovar shqiptar, i lindur në vitin 1989 në Pejë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
I njëjti është ndaluar meqë kërkohej me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./FolDrejt/