Policia në Spanjë, me ndihmën e Europolit, shkatërroi një bandë që drejtonte tre fabrika ilegale cigaresh, ku refugjatët ukrainas punonin në kushte të këqija, njoftoi sot BBC.
Sipas raportimeve, fabrika u zbuluan në tre rajone të Spanjës dhe 27 persona u arrestuan, përcjell Fol Drejt.
Grupi dyshohet se kontrabandonte sasi të mëdha duhani dhe fabrikat ishin në gjendje të prodhonin më shumë se gjysmë milioni pako cigare në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj./FolDrejt/