Policia norvegjeze njoftoi se ka sekuestruar 820 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion frutash në Oslo, që është sasia më e madhe e drogës e zbuluar deri më tani në një vend skandinav.
“Deri më tani kjo është shuma më e madhe e sekuestruar në Norvegji dhe vlera e saj vlerësohet në disa dhjetëra milionë euro”, tha shefi i policisë së Oslos Grete Lien Matlid në një konferencë për shtyp, raportoi Reuters.
Sekuestrimi ndodhi këtë javë në qendër të kryeqytetit norvegjez, në një vend të pazbuluar, transmeton Fol Drejt.