Në një akcion të përbashkët të policëve zvicerane nga kantonet St. Gallen, Thurgau dhe Zürich të martën kanë bastisur dhjetëra shtëpi dhe kanë arrestuar 21 persona të akuzuar për raserë, pra për persona që kryejnë gara ilegale ose që vozisin 80km/h mbi normat e lejuara në magjistralet helvete, shkruan 20min.ch, përcjell foldrejt.com. Të gjithë të akuzuarit ishin me adresë banimi në Zvicër.
Mes tjerash policia ka sekuestruar edhe tre vetura luksoze. Gjithsesi të arrestuarit përveç zviceranë janë edhe nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Serbia të moshave nga 21 deri 38 vjet.
Prokuroria ka nisur hetimet./Foldrejt.com