Policia kantoniale e Solothurnit ka kapur në Grenchen një 32 vjeçar nga Shqipëria i cili dyshohet për diler droge. Bile në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur një revolver, 4.4 kilogram heroinë, 50 gram kokainë dhe 500 gram marihuanë, shkruan 20min.ch, përcjell foldrejt.com.
Sendet e sekuestruara në shtëpinë e 32 vjeçarit kapin vlerën e 100 mijë frangave. Shqiptari nuk kishte adresë banimi në Zvicër, andaj krahas tij janë kapur edhe miqtë e tij.