Në shumë kantone të Zvicrës ka ankesa për tiketa të falsifikuara të aeroplanëve. Kriminelët u ofrojnë viktimave të tyre nga Kosova bileta të pavlefshme duke përfituar mijëra franga, shkruan portali zviceran 20min.ch.
Në Zvicër jetojnë rreth 200 mijë kosovarë dhe shpesh ata kërkojnë kontakte me vendlindjen e tyre. Linja ajrore Cyrih-Prishtinë është më e kërkuara, ku edhe gjatë javës së ardhshme shumë kosovarë do fluturojnë drejt vendlindjes.
Por policia kantoniale prej tani ka gjetur disa mashtrues të cilët ofrojnë bileta të pavlefshme dhe paralajmërojnë pasagjerët për kujdes në rezervime.
“Mashtruesit u telefojnë viktimave të tyre me internet, sms ose viber,” përcjell foldrejt.com.
Sipas disa shifrave rreth 70 raste të manipulimeve janë shfaqur vetëm në kantonin Aargau. Mashtruesit më shumë përmendin disa linja fantazmë si ‹Germani Airways› ose ‹Kosovalines›./Foldrejt.com