Ish ministri gjerman Christian Schwarz-Schilling, i cili dha dorëheqje për shkak të “neutralitetit” gjerman në fillim të luftës në Bosnjë, ka shkruar një analizë për median gjermane “DW”, ku ka kritikuar tendencat për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
“Lobistët e kanë kryer shumë mirë punën e tyre, edhepse plani në fillim kishte kundërshtime nga të gjitha anët – veçanërisht te vetë popullata – ajo fillon të mer formë me çmimin e dhënies së Serbisë statusin e kandidatit të BE dhe Kosova të formësohet si shtet duke përfituar një ulëse në OKB,” shkruan mes tjerash politikani gjerman Schilling, rreth ndarjes së mundshme të Kosovës.
Dy kolegët e Schilling, Paddy Ashdown dhe Carl Bildt, i kanë shkruar një “Open Letter” shefes së politikës së jashtme të BE, Federeca Mogherini, duke e paralajmëruar se me shkëmbimin e territoreve hapet Kutia e Pandorës, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë, përcjell foldrejt.com.
Më tej Schilling tregon një bisedë me Edi Ramën në fillim të janarit 2019, ku Rama i ka thënë një “mundësi bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës – një ide, që kurrë nuk ishte dhënë më parë. Rama më tha mua gjatë bisedës, që ai vlerëson shumë vendosmërinë e Angela Merkelit dhe politikës gjermane për mos ndryshimin e kufijve, por, ai kishte frikë se çlirimi përfundimtar i Kosovës nga prangat e Serbisë do të zgjaste shumë ose nuk do të ndodhte kurrë. Kjo është arsyeja pse ai sheh një mundësi konkrete në një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë.”
Ndaj kësaj çështje, Schilling, parashtron një pyetje se pse tani Europa nuk sheh më rrezik nga ndryshimi i kufijve, siç shihte para pak vitesh?
Përgjigjen e kësaj pyetje politikani gjerman me përvojë të gjatë, e gjen të administrata Trump, që tërhiqet nga Ballkani dhe që duhet të jetë marrë vesh me Rusinë e Vladimir Putinit, për të anëtarësuar Kosovën e ndarë në NATO, kurse Serbia të mbetet nën ndikimin rus.
“Një politikë mjaft e rrezikshme për Bosnjën,” vijon më tej Schelling, “por jo vetëm, pasi probleme me kufijtë do shfaqeshin edhe brenda Rumanisë, Spanjën me Kataloninë, Sanxhakun e Serbisë dhe Republika Srpska të Bosnjës”.
Në fund ai jep edhe një apel drejtuar Këshillit Europian, që të vetëdijësohen ndaj vlerave europiane, pasi në rast të gabimeve politike, nuk duhet të çuditemi nga ndonjë valë e re e refugjatëve, përcjell foldrejt.com.
Siguria e Europës duhet të varet nga vetë Europa dhe jo nga shtetet e treta./Foldrejt.com